INSPIROJMË INOVATORËT E SË ARDHMES!

Merr pjesë në Hackathon-nën e Tiranës në datat 19 – 20 Nëntor 2022 dhe në trajnimet përgjatë muajve Tetor – Nëntor.
Bëhu pjesë e rinisë frymëzuese që nxit inovacionin!

Çfarë është HackTirona?

HackTirona është një aktivitet i tipit ‘Hackathon’ i cili promovon inovacionin, interesin mbi teknologjinë, shpirtin sipërmarrës dhe zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve tek të rinjtë shqiptarë.

HackTirona u jep hapësirë të rinjve, kryesisht nxënës dhe studentë të moshave 15 – 21 vjeç që të bashkohen dhe të “hakojnë” një zgjidhje inovative për një problem të jetës reale nga industria dhe shoqëria për çështje ekonomike e sociale që prekin shoqërinë shqiptare. Projekti financohet nga Këshilli Kombëtar Rinor, Bashkia Tiranë në kuadër të Tirana Youth Capital 2022 dhe implementohet nga Akademi Foundation dhe Akademi.al

Pse duhet të marr pjesë?

Mundësi fantastike për të mësuar gjëra të reja

Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe rrituni personalisht dhe profesionalisht

Mësoni si të punoni në ekip

Mundësi për të njohur njerëz të rinj dhe miq të mirë

Përmirësoni aftësitë tuaja të prezantimit dhe të të folurit në publik

Çmime për më të mirët!

0
Pjesëmarrës
0
Grupe
0
Trajnime
0
Çmime

Si do të funksionojë?

Trajnohu dhe aftësohu

Ju do të trajnoheni për të zhvilluar aftësitë tuaja analitike, për të thelluar mendimin kritik dhe për t’u pajisur me aftësi të zgjidhjes së problemeve.

Miqësohu dhe bashkëpuno me pjesëtarët e ekipit dhe mentorët​

Ju do keni në dispozicion vetëm 48 orë për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të gjeneruar ide dhe për të ardhur me idenë më të mirë. Prandaj shfrytëzoni kohën në mënyrë efektive për të patur një bashkëpunim fitues!

Zbato, mendo dhe planifiko

Vendosni në zbatim aftësitë e fituara gjatë sesioneve të trajnimit, për të menduar ide dhe për të planifikuar zgjidhjen e problematikave të paraqituara.

Krijo një prezantim të qartë dhe origjinal

Qëndroni sa më të qartë dhe origjinal me idenë tuaj, për të sjellë në vëmendje zgjidhjen në mënyrë sa më tërheqëse për jurinë.

Fito çmime dhe argëtohu

Ekipi yt mund të jetë një prej fituesve. Argëtohuni duke u shpërblyer me dhurata! 

Njhuni me Makro-Sfidat​

Sfida 1

Sfida e Edukimit

Sfida 2

Sfida e Turizmit

Sfida 3

Sfida e Transportit

Sfida 4

Sfida e Energjisë

Pyetje të shpeshta

Qëllimi i HackTirona është që të nxisë kulturën inovative të zgjidhjes së problemeve të cilat i përkasin realitetit të përditshëm të rinisë shqiptare.  Një ide ‘e mirë’ nënkupton një ide që sjell një zgjidhje konkrete dhe është inovative, duke sjellë mbi të gjitha vlerë të shtuar për shoqërinë.

‘Hakoj’ do të thotë të krijosh diçka të re dhe të ndërtosh një projekt të ri. Pjesëmarrësit e HackTirona do të ‘hakojnë’ ide inovatore dhe kreative, të cilat do të jenë zgjidhje të reja për problematikat që do të shtrohen në aktivitet.

Mund të aplikoni si individ dhe ne do ju caktojmë në një ekip, ose mund të aplikoni si grup me numër maksimal prej 5 anëtarë.

Jo, ne ju ikurajojmë që të aplikoni pavarësisht nëse jeni në gjimnaz apo po vazhdoni studimet e larta, mjafton që të jeni nga mosha 15-21 vjeç.

Jo, në eventin përfundimtar, i cili do të zgjasë gjatë një fundjave duhet të jeni të pranishëm fizikisht. Mund të zgjidhni të ndiqni online ose fizikisht sesionet trajnuese, të cilat do të zhvillohen dy javë para eventit.

Po, HackTirona është organizuar që të ndiqet dhe kuptohet nga të rinj, pavarësisht nëse kanë pasur më parë eksperiencë apo jo në zgjidhjen e problemeve apo në aktivitete të ngjashme. Mjafton të keni dëshirë për të mësuar dhe për të bashkëpunuar në grup.

Gjatë HackTirona ju do të pajiseni me aftësi të zgjidhjes së problemeve, bashkëpunimin në grup, Brainstorming, Marketing, Planifikimin Financiar etj. Gjithashtu secili pjesëtar i ekipeve fituese do të marrë çmime si: Tablet, Smart Watch, Kufje, Aparat Fotografik Instax. Ju do të njihni profesionistë të fushës dhe do të bëni shumë miq!

Jo, pjesëmarrja është pa pagesë. Mjafton të aplikoni në linkun e vendosur në dispozicion, të plotësoni formularin dhe të prisni e-mailin nëse do të përzgjidheni për të marrë pjesë.

Jo, shpenzimet e transportit nuk do të mbulohen nga projekti, prandaj pjesëmarrësit duhet të banojnë në Tiranë.

Juria do të bëjë një gjykim të drejtë në bazë të prezantimit të ekipeve dhe idesë që do të sjellin,  duke ndjekur një strukturë t; caktuar pikësh.

Financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë

HackTirona